Showbiz

Garën e vjetshme të kostumit të bardhë e deklarojmë zyrtarisht të mbyllur

Garën e vjetshme të kostumit të bardhë e deklarojmë

2018-ta ishte viti i kostumëve të bardhë. E veshi një dhe e veshën të gjitha. Kurse 2019-ta ka ardhur me ngjyra. E veshi një dhe e veshën sërish të gjitha. Se tendencat nuk janë edhe aq të pafajshme.

[caption id="attachment_339294" align="aligncenter" width="483"](Vetëm disa nga vajzat që veshën kostum të bardhë, foto nga Arkivi)[/caption]

Aq lezetshëm janë dukur disa nga vajzat sa na hodhën nepsin për ta blerë një të tillë. Ngjyrën, mund ta zgjedhim vetë, ndërkohë që garën e kostumit të bardhë e deklarojmë zyrtarisht të mbyllur.

[caption id="attachment_339288" align="aligncenter" width="346"](Klea Huta, foto nga Instagrami)[/caption]

Blu si Klea, që edhe bluzën e veshi në ngjyrën e kostumit?

[caption id="attachment_339289" align="aligncenter" width="335"](Enxhi Lula, foto nga Instagrami)[/caption]

Të kuqe gjaku si Enxhi Lula, gazetarja e programit Rudina?

[caption id="attachment_339291" align="aligncenter" width="339"](Bieta Sulo, foto nga Instagrami)[/caption]

Rozë pastel si Bieta Sulo?

[caption id="attachment_339292" align="aligncenter" width="623"](Alketa Vejsiu, foto nga Instagrami)[/caption]

Lule shege si Alketa Vejsiu?

[caption id="attachment_339290" align="aligncenter" width="284"](Marçela Lati, foto nga Instagrami)[/caption]

Të zi klasik e me jelek si Marçela Lati?

[caption id="attachment_339293" align="aligncenter" width="284"](Armina Mevlani, foto nga Instagrami)[/caption]

Apo më pranveror me bluzë e pantallona pink si Armina?

T`i treguam të gjitha, ti zgjidh ngjyrën që të pëlqen.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/nuk-po-veshin-vetem-te-ftuarat-e-ermalit-ka-nje-tjeter-arsye-pse-te-gjitha-po-shohim-vetem-te-bardha/