Nën lupën e Stela SallakutLifestyleBukuriModëTe gjithaTIP top

Gardëroba klasike e Miranda Kerr


Është radha e supermodeles të na prezantojë me elementët e preferuar të gardërobës së saj. Miranda Kerr është shumë e thjeshtë, ndryshe nga koleget e saj. Ka veshur një t-shirt të zezë dhe xhinse ndërkohë që mirëpret kamerat e Vogue në shtëpinë e saj në Malibu. Buzëqeshja i shkon vesh më vesh kur tregon xhaketën e preferuar të lëkurës të cilën e vesh me fustane dhe xhinse. Flokët i ka “bob” por i mban me onde të mëdha, nuk i preferon të rregullta. Preferon të vishet thjesht dhe t`i shtojë një aksesor me ngjyra apo dizajn të ngarkuar.


(Foto nga Youtube, kanali i Vogue)
  • Trendi i preferuar i momentit?

Xhaketat me dizajne lulesh kombinuar me xhinse dhe me një t-shirt. Jam fanse e këpucëve ndaj pjesa kryesore e gardërobës time i përket atyre.

(Foto nga Youtube, kanali i Vogue)
  • Kush ka qenë muza jote e frymëzimit?

Gjyshja ime, e cila i qepte gjithmone veshjet e saj dhe dukej kaq chic. Edhe kur gatuante apo piqte ëmbëlsirë në kuzhinë, dukej sikur po bënte një set fotosh për Vogue. Ishte gjithmonë e kuruar, në çdo moment, edhe pse nuk blinim gjëra të shtrenjta sepse në atë kohë nuk kishim shumë mundësi.

(Foto nga Youtube, kanali i Vogue)
  • Elementi i preferuar?

Oh ky golfi i kashmirit është një dashuri, mund ta vesh me çdo gjë që të kem në gardërobë. Ka dhe një ndjesi sapo e vesh, sikur të përqafojnë me shumë ngrohtësi (qesh). Por edhe xhaketa tipike Chanel që kam blerë shumë shtrenjtë para disa kohësh, është e preferuara ime, sepse e vesh më shumë se çdo gjë. Jam fanse e veshjeve praktike të cilat nuk kanë nevojë për manual përdorimi.

(Foto nga Youtube, kanali i Vogue)
  • Meqë këpucët janë të preferuarat, a mund të veçosh ndonjërën?

Gianvito Rossi bën mrekulli. Thuajse të gjitha këpucët që kam nga ai i kam të preferuara. Sidomos stilettot e zeza të cilat janë pjesë e gardërobës time kapsulë, mund të them që nuk bëj dot pa to.

  • Nëse ke pesë minuta kohë për t`u bërë gati, çfarë zgjedh?

Një fustan satin të kuq me rripa, i cili është paksa i derdhur, por ka një ngjyrë vibrante sa nuk të duhet as shumë makeup. E kam veshur shpesh, sepse me axhendën intensive të duhen disa fustane të tilla që nuk të lodhin me kombinime.

(Foto nga kanali i Vogue në Youtube)

Ja që mund t`ia kopjojmë disa truke Mirandës me shumë pak shpenzime. Kam përmbledhur disa nga elementët që ish-modelja e Victoria’s Secret ka përmendur më lart, të cilët mund t`i gjeni shumë thjesht. Xhinse, golf të zi dhe xhaketat me lule ose lëkurë. Në vend të çantave Louis Vuitton mund të zgjidhni brandet që ju pëlqejnë me të cilat jeni dhe rehat./Tiranapost.al

(Përshtatur nga VOGUE)

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane