Aktualitet

Garda sqaron pse iu hoq mbrojtja Berishës

Esencë Editori/ Ka 5 vjet që nuk është me kryeministër dhe ligji e parashikon deri në 3 vjet. Garda e Republikës ka sqaruar sot disa media që papritur kanë shfaqur interes për truprojat e ishkryeministrit Sali Berisha.
Garda sqaron pse iu hoq mbrojtja Berishës

Sqarimi i Gardës së Republikës si më poshtë:

"Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se ish kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi".

E ndërsa vetë Berisha thotë se ishte një veprim hakmarrës i Ramës./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha truprojat e gardes per Berishen