Aktualitet

Garancia që jep senati amerikan për hetimin e lidhjes Trump-Rusi

Liderët demokratë dhe republikanë në senatin amerikan mblidhen përsëri për të diskutuar mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet ku fitoi Trumpi. Hetimet duket se kanë përparuar, ndërkohë që dhëndri i Trump, Jared Kushner do të flasë javën tjetër për këtë temë vullnetarisht. Anëtarë të senatit kanë premtuar se do kryejnë hetim të plotë.

Demokrati Mark Walner, ka thënë se mund të ketë rreth 1000 rrjedhje interneti të Rusisë   ku dyshohet se ka gjeneruar me histori lajmesh të rreme.

Ai ka thënë se takimi i sotëm do të hetojë se si teknologjia ruse ka përhapur dezinformim në Amerikë, duke përfshirë informacione të rreme për votuesit në vendet si Wisconsin, Michigan dhe Pensilvani. Keith Alexander, ish-drejtor i agjesisë së sigurimit ndërkombëtar do të jenë një nga dëshmitarët që do flasë së bashku me Kushner.

Presidenti Trump sigurisht që i mohon akuzat quke i quajtur lajme të rreme e ndërkohë që Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se pretendimet nuk kanë kuptim.

Democrat Mark Warner (L) and Republican Richard Burr