• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Gara për në Gjykatën e Lartë, dalin emrat e juristëve që plotësuan kushtet dhe të skualifikuarit


    Zbardhen emrat e kandidatëve që kualifikohen për në Gjykatën e Lartë. Mësohet se nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 prej tyre nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm tetë prej tyre kanë mundur që të kalojnë këtë fazë, për të vijuar me tej garën. Ajo që vërehet në listë është emri i ish prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, gjithashtu drejtori i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadusha, përfaqësues nga bota akademike apo ish zyrtarë të KLD të cilët janë kualifikuar.

    Kandidatët që janë kualifikuar:

    Jetmira Rragami
    Ervin Pupe
    Rezarta Melo
    Theodhori Sollaku
    Kestrin Katro
    Sokol Sadushaj
    Ilir Panda
    Ardita Alsula

    Kandidatë që janë dorëhequr: 
    Irena Nino

    Kandidatë që janë skualifikuar: 

    Segjio Mazreku
    Ndue Pjetra
    Ergys Misha
    Aldona Sulaj
    Lindita Troja
    Alma Loci
    Hermina Albunesa
    Agron Lamaj
    Vjosa Bodo
    Shaqir Hasanaj
    Anton Lleshaj
    Altin Binaj
    Jordan Daci

    22 kandidatët aplikuan për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, pasi anëtarët u shkarkuan nga vettingu. Tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përzgjedhë emrat e katër fituesve nga tetë kandidatët që janë në garë për në Gjykatën e Lartë.

    Që Gjykata e Lartë të funksionojë duhet të jenë 19 anëtarë, 6 prej tyre gjyqtarë me karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë apo jurist me eksperiencë mbi 15 vite. Të parët që do zgjidhen do jenë tre anëtarët nga jashtë sistemit të drejtësisë.

    * Në bazë të rregullores çdo kandidat duhet ë ketë 15 vite pune si avokat dhe të mos ketë mbajtur funksione partiake. / Tiranapost.al. E.B

    Gjykata e Lartë drejt funksionalitetit. Mbyllet hetimi për kandidatët, ja kush janë ata

    Soreca takohet me kryetaren e KLGJ-së: Me rëndësi që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690