• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    Galeri/ Fotot më të bukura nga Maratona


    Maratona e Tiranës 2017 përfundoi me sukses. Mbi 2500 vrapues nga e gjithë bota ishin pjesë e tre kategorive të këtij eventi. Por çfarë thonë ata që morën pjesë, po ata që nuk morën?

    “Një organizim perfekt, një punë e bukur nga ana juaj“, shkruan një ndër komentuesit në fotot e Maratonës së Tiranës postuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

    Maratona e Tiranës 2017 përfundoi me sukses. Mbi 2500 vrapues nga e gjithë bota ishin pjesë e tre kategorive të këtij eventi.

    “Të them bravo sepse ja kalove edhe Lorik Canës. Ai një jetë sportist dhe e përfundoi garën më vonë se ti”, komenton një tjetër në instagramin e Veliajt. Është e vërtetë, siç e thamë edhe në artikullin më herët, Veliaj ia kaloi ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana. Të dy ata morën pjesë në garën e 10 km për amatorët.

    Koment pas lajmit se Veliaj ia kalon Lorik Canës me 1 minutë e 47 sekonda.

    “Organizim fantastik dhe pjesmarje shumë e madhe garuesish nga 40 shtete. Tirana jonë sot nuk kishte asnjë dallim nga qytetet e tjera”, shkruan tjetër tek instagrami i kreut të Bashkisë.

    Ndërsa dikush e quan eventin e sotëm “një kartolinë e bukur për qytetin tonë”.

    Koment për Maratonën.

    E disa të tjerë, shkruajnë se janë penduar që nuk morën pjesë këtë vit në Maratonë, dhe premtojnë se do të jenë me patjetër vitin e ardhshëm. (Mos harroni se maratona e radhës është në 7 tetor 2018).Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Koment për Maratonën e ardhshme.

    A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

    A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on