• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Android Tech

    Galaxy s8 vjen në 5 ngjyra


    Kompania e mirënjohur “Samsung” ka lançuar dy modelet më të rinj të telefonave celularë ditën e mërkurë në New York. Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus  do të dalin në shitje në fund të muajit Prill në mbarë Europën.

    Galaxy 8 është shpresa e madhe e kompanisë për fushatës të dështuar më Galaxy Note 7, ku një pjesë e madhe e të cilave ishte jo funksionale dhe merrte zjarr në duart apo xhepat e pronarëve të tyre të cilët kishin paguar një goxha shumë për ta patur.

    5 do të jenë ngjyrat e reja me të cilat do të prezantohet samsungu në modelet e saj më të fundit.

    E zeza e errët është ngjyra standarte që gjendet rëndom në shumë telefona të tillë celularë.

    black

    Risi përbën një blu koral e cila nuk mban gjurmë të dukshme gishtërinjsh në pjesën e pasme të saj dhe dy ngjyrat gri.

    gold

    Gri artik është një ngjyrë më shkëlqyese dhe rrëzillitëse për njerëz që duan ta bëjnë evidente se kanë në pronësi celularin më të fundit të Samsungut.

    Nga ana tjetër Gria Orkid ofron diçka që nuk ekzisonte më parë. Kjo ngjyrë ndryshon në bazë të ndriçimit dhe ka raste kur duket më e çelur, ose më e errët dhe kur e lëviz në duar shfaq një sërë ngjyrash të ndryshme. Kështu, ju mund të ndiheni sikur keni blerë një telefon të ri, në momente të  ndryshme të ditës.

    artic

    Natyrisht nuk mungon as versioni gold për të gjithë të apasionuarit e ngjyrës që tregon status dhe prestigj.