Aktualitet

Gafa e Romana Vlahutin ishte që pinte kafe me Bodygardë, ndërsa Lu me deklaratën për 'peshqit e mëdhenj'

I ftuar në emisionin "Dita e 8" me Alfred Pezën, gazetari Enkel Demi ka dhënë opinionin e tij, se çfarë bënë gabim ambasadorët Vlahutin dhe Lu gjatë mandatit të tyre në Shqipëri.

"Ne i kemi koceptuar gjithmonë si mëkëmbësa, pasi që në vitet ’30 ambasadorët kanë qënë shumë të rëndësishëm. Dhe kjo i ka dhënë atyre mundësi që të jenë më aktivë në jetën tonë politike.

Mënyra sesi e trajtojmë ne peshën e tyre i jep dhe atyre rëndësi.

Lu ka bërë një deklaratë të tmerrshme kur permendi 'Peshqit e mëdhenj', nuk duhet ta thoshte kurrë atë. Emrat konkretë që ka dhënë kanë krijuar alarm në politikën shqiptare.

Ndërsa Vlahutin u përfshi më shumë sec duhet në reformën në drejtësi. E rrjedhimisht ne i pamë si palë, pro apo kundër.

Ajo që e dëmtoi shumë Vlahutinin ishte PR i gabuar, kur përshembull tha se “Më rrezikohet shumë jeta në Shqipëri”.

E kam parë mbi dhjetëra herë që për një kafe ishte e rrethuar me dhjetëra bodyguard", tha gazetari Enkel Demi në emision.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.