Politikë Te gjitha

Gafa e Alibeaj, e quan Tahirin të pandehur. Shkakton të qeshura


Pyetjet që Saimir Tahiri po iu bën prokurorëve të Krimeve të Rënda në Këshillin e Mandateve ka sjellë dhe reagimin e deputetëve demokratë që kanë marrë në mbrojtje njerëzit e akuzës.

Kështu deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një moment e ka cilësuar Tahirin si të pandehur, ndërsa në sallë ka shkaktuar të qeshura.

Enkelejd Alibeaj: Le ça thotë ai… më dëgjo, mo më dëgjo. Saimir më dëgjo mua të të sqaroj edhe në bazë të konventës edhe të kushtetutës. Me shumë respekt në favor të ligjit dhe kushtetutës thamë janë materiale që nxjerrin sekretin hetimor. E dyta e ke materialin e shkruar, ke të drejtën për vërejtje. E treta një gjë që duhet ta kishe mësuar nga Konventa Europiane, kushtetuta shqiptare dhe kodi i procedurës penale je person nën hetim. Je i pandehur, fatkeqësisht!

Shkakton të qeshura….

Enkelejd Alibeaj: Nën hetim, më falni më falni… /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *