Modë Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha

Gabimet që ekrani s’ti fal


Nga Stela Sallaku/Dikush më shkruajti “gabimet janë për njerëzit”. Kjo është e vërtetë pjesërisht sepse po që se biem dakort me këtë postulat i bie që nuk ecim përpara asnjëherë. Mund të ngatërrosh veshjen për në punë, ose për shkollë dhe nuk ka asgjë të keqe sepse nga gabimi mësojmë. Por nuk është e njëjta gjë me mediat, me sa shohim ato nuk mësojnë nga pësimet, sepse po përsërisin të njëjtat gabime.

Si mund ta besosh atë që sheh në tv nëse spikerja ka veshur një fustan me rripa të hollë dhe dekolte të theksuar? Nëse pretendon ta bindësh ose fitosh audiencën me “asetet” e tjera, emisioni nuk ka jetëgjatësi.

Për këtë javë kam evidentuar dy veshje të bëra në Ora News.

  • E para është veshja e Roza Latit, e cila gjithnjë na befason me zgjedhjet e saj. Kjo veshje nuk është e kësaj jave, por gjithsesi nuk do kalojë pa u vënë re. Fustani aq i hapur dhe i ngushtë nuk është ideali për ekran. Në fakt nuk duhet kategorizuar fare si opsion, sepse nuk përcjell as sharm, as modë dhe as elegancë. Nëse do vishej në club atëherë do i shërbente mjaft mirë qëllimit.
(Foto nga Instagram)
  • Veshja e dytë është nga Zhaklina Gjolla, e cila mu duk si Marina Vjollca kur e pash fillimisht. Është spikere në një emision sportiv në Ora News, i cili jepet në 17:30 çdo ditë. Gjatësia e fustanit është ideale për një event tjetër pak më të guximshëm. Ato detajet e zeza të cilat duken si qëndisje, janë paksa të ezauruara si trende. Nëse veshja do ishte më e gjatë dhe deri tek pulpa, njëngjyrëshe, do ishte ideale./Tiranapost.al
(Foto nga Instagram)

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *