• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Gabime teknike tek formularët. KQZ e Kosovsës vendos për rinumërim votash në 303 qendra votimesh


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që të rinumërohen 303 vendvotime në të cilat raportohet të ketë  pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, njofton për mediat e Kosovës se ka ndodhur gabim teknik i shtypjes së formularëve dhe se në ditët në vazhdim do të zbulohet pse ka ndodhur ky gabim, i cili ka shkaktuar paqartësi tek komisonerët gjatë procesit të numërimit dhe shënimit të votave.

    “Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë. QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë Daka.

    Kujtojmë Vetëvendosja e Albin Kurtit u shpall fituese në zgjedhjet e përgjithshme të parakoshme. Në vendin e dytë fitoi LDK e Vjosa OSmanit e cila pak orë më parë njoftoi se do bëjë koalicion qeverisës me Albin Kurtin. Detaje të tjera pritet të publikohet në vazhdim. / Referuar mediave të Kosovës/ Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]