Aktualitet

Fytyra e vërtetë e së keqes/ Manson dhe vrasjet e viteve 60 që ende shokojnë Amerikën

Charles Manson, udhëheqësi famëkeq i një kulti për vrasje makabre ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare mbrëmjen e djeshme. Manson njihet si simboli i protestave të viteve 1960 e njohur si ‘Ana e errët”, ku ai thoshte se ishte mishërimi i Krishtit dhe se duhet të pastronte racën njerëzore. Nën drejtimin e tij janë bërë shumë vrasje makabre. Në vitin 1969, pasuesit e tij të njohur si familja Manson, vranë shtatë persona. Ndër viktimat e vrasjeve ishte aktorja shtatzënë  e Hollivudit, Sharon Tate, gruaja e regjisorit Roman Polanski. Një nga pasueset e Manson, Susan Atkins, vrau aktoren brutalisht dhe shkroi fjalën "PIG", derr, në derën e shtëpisë me gjakun e aktores.

Katër persona të tjerë u qëlluan për vdekje në shtëpinë e aktores. Të nesërmen, një çift i pasur në Los Anxhelos, Leno dhe Rosemary LaBianca u vranë gjithashtu nga klani. Vrasjet u bënë të njohura si vrasjet e Tate-LaBianca. Manson nuk ishte autor i asnjë vrasje, por ishte dënuar për drejtimin e këtyre ngjarjeve makabre. Ai u dënua me vdekje në vitin 1971, por në këtë kohë, ligji ndryshoi. Ai filloi të grumbullojë njerëz që në fund të viteve 60, ai thoshte se besonte tek lufta dhe kërkonte të bëhej udhëheqës i një rendi të ri shoqëror, një vizion që ai i kishte vënë emrin ‘Helter Skelter’, pas një kënge të Beatles, ku Manson u fiksua.

Image result for Sharon Tate

Sharon Tate

Prokurorët thanë se Manson  ishte i bindur se amerikanët  me ngjyrë do të fajësoheshin për vrasjet, duke rritur tensionet racore. Mansoni bindi një numër njerëzish duke thënë se ishte ri mishërimi i Jezu Krishtit, duke përdorur një lloj droge dhe karizmin e tij për të mbajtur nën kontroll grupin, kryesisht gratë e shtresave të mesme. Para se dënimi me vdekje i Mansonit të kryhej, Kalifornia hoqi ligjin e dënimit me vdekje dhe dënimi i tij u kthye si dënim i përjetshëm. Gjatë katër dekadave në burg, Manson aplikoi për lirim me kusht 12 herë. Më shumë se katër dekada me zbavitje brutale duke kryer vrasje, veprimet e familjes Manson, të rishikuara përmes librave dhe filmave vazhdojnë të shokojnë popullin amerikan. Manson u shtrua në spitalin e Bakersfield, Kaliforni këtë muaj dhe vdiq nga shkaqe natyrore mbrëmjen e djeshme. Tiranapost.al E.B

Image result for roman polanski

Roman Polanski