Moti Te gjitha

Futini sërish në dollap xhupat. I ftohti nuk vjen as nesër


Ndonëse po i afrohemi mesit të muajit Tetor, temperaturat e motit nuk kanë ndërmend të zbresin. Përkundrazi, dita e nesërme parashikon temperatura edhe më të larta se kjo e martë që po lëmë pas.

Sipas MeteoAlb, pavarësisht vranësirave kalimtare, e mërkura do të karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e temperaturave, aq sa në mesditë termometri do të shënojë 27 gradë celsius.

Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Veri – Qendër ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Juglindje dhe Lindje të vendit deri në mbrëmje kur vranësirat largohen nga i gjithë territorit. E.C/ Copyright TiranaPost.al

screenshot-2_1507650443-2446647

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *