Showbiz

Fustani i Ardi Asllanit me motivet e Tiranës fiton zemra nëpër botë

Fustani i Ardi Asllanit me motivet e Tiranës fiton zemra nëpër

Ky fustan i veshur nga Adrola Dushi, ku stilisti Ardi Asllani ka skicuar rrugicat e vjetra të qytetit të tij, si tirons i vjetër që është, ka fituar një çmim në muajin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë.

Një eviniment i organizuar nga BIG EEA po mbledh për herë të parë krijuesit më të mirë të 18 vendeve të Evropës Juglindore, mes tyre edhe vendi ynë. Fustani, që ngjan si dimër i ftohtë, pjesë e koleksionit “My Albania collection”, është vlerësuar me 4E nga organizatorët e eventit: ekzotik, eklektik, ekscentik, emocional. Ardi Asllani është nominuar edhe si kandidat për kategorinë  IT FACTOR OF COUNTRY.

Pra, në fund të 2018-ës, Ardi do na kthehet nga Lubjana me çmime e lajme të bukura, të cilat shpresojmë të mos i mbajë më vetëm për vete. Ka kohë që fustanet e tij ngjiten në skenat më të mëdha të botës sepse i vesh aq hijshëm sopranoja Ermonela Jaho, por natyra e rezervuar e stilistit mban larg bujën dhe zhurmën, që të tjerët e bëjnë dhe për shumë më pak sesa kaq.