Aktualitet

Furgoni me nxënës del nga rruga në Fushë-Krujë

Furgoni me nxënës del nga rruga në Fushë-Krujë

Një furgon me nxënës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë fshatit Bilaj në periferi të Fushë-Krujës.

Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk ka mbetur i plagosur.

Ata pësuan lëndime të vogla dhe u nxorrën nga furgoni me ndihmën edhe të banorëve të zonës.

Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e këtij aksidenti janë të paqarta dhe pritet të zbardhen nga grupi hetimor.