Aktualitet

Furgoni i mallrave përplaset me bordurën, humb jetën vajza pasagjere

Furgoni i mallrave përplaset me bordurën, humb jetën vajza

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Vorë. Një furgon mallrash ka dalë nga rrugë, është përplasur me bordurën dhe për pasojë pasagjerja, një vajzë ka ndërruar jetë, ndërkohë që shoferi është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe për të identifikuar viktimën dhe shoferin në gjendje të rëndë për jetën. Fotot më poshtë të publikuara në Vora News. / Tiranapost.al. E.B