• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Funeral në çadrën e demokratëve


    Muzikë funebre, kurora lulesh dhe qirinj. Gjithkush që ka menduar se në çadër ka ndodhur diçka e keqe, ka gabuar. Kjo ka qenë thjesht forma e protestës që kanë zgjedhur demokratët ditën e sotme, duke organizuar “Funeralin e Rilindjes”. Demokratët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të shkruajnë fjalët e fundit për Rilindjen në një bllok të bardhë të vendosur përpara skenës ku mbahen fjalimet.

    Por në fakt, kjo gjetje nuk është aspak origjinale. I pari që ka folur për një funeral të Rilindjes ka qenë ish-deputeti socialist Ben Blushi, i cili në një shkrim të prillit 2015 ka bërë nekrologjinë e Rilindjes si koncept politik. Për mua, ky është funerali i Rilindjes, në të cilin jemi ftuar të marrim pjesë. Çudia është se Rilindja akoma nuk e di që janë mbledhur ta përcjellin, shkruante atëherë Blushi në editorialin me titull “Fjalimi im në funeralin e Rilindjes.”

    Në të vërtetë, Blushi gjatë këtyre viteve ka treguar se ka qenë më i aftë për t’i bërë opozitë koalicionit qeverisës se sa vetë demokratët. Diçka e tillë u vërtetua edhe sot, kur ata po përdorin idetë e ish socialistit Blushi për të mbajtur gjallë çadrën me aktivitete./E.U, Tiranapost.al

    221571