SPORT

Fundi i telenovelës, Donnarumma qëndron te Milani. Paguhet më shumë se Buffon

Ajo që më pak pritej, ndodhi. Portieri 18-vjeçar Donnarumma do të qëndrojë te Milani me një kontratë të majme, për pesë vite. Mësohet se klubi milanez i ka ofruar portierit plot 6 milionë euro në sezon, duke e bërë portierin e tretë më të paguar në botë. Ai madje do të fitojë më shumë se legjenda Gianluiggi Buffon.

Megjithëse Milani nuk do të jetë vitin e ardhshëm në Champions League, duket se edhe për shkak të presionit të madh nga tifozët, media dhe figurat e futbollit, Donnarumma ka vendosur të qendrojë në Milano për t’u bërë një ndër lojtarët kryesorë në ringritjen e klubit.

Gjithsesi, drejtuesit e Milanit kanë rënë dakord me portierin se nëse Milani nuk kualifikohet për në Champions League vitin tjetër, kartoni i Donnarummas do të jetë 50 milionë euro. Nëse kualifikohet, do të jetë dyfish, plot 100 milionë euro, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave./Tiranapost.al