Shëndeti

Fundi i kimioterapisë? Zbulohet 'kodi' që vetë-shkatërron qelizat nëse bëhen kanceroze

Fundi i kimioterapisë? Zbulohet 'kodi' që

Çdo qelizë në trupin e njeriut përmban një 'kod vrasës, i cili shkakton vetë-shkatërrimin nëse qeliza bëhet kanceroze. Ky është zbulimi i fundit nga studiuesit e Universitetit Northwestern të Illinois të cilët besojnë se mund të përdoret për të mposhtur kancerin, e për të hequr fare kimioterapinë. Ata besojnë se qelizat malinje mund të inkurajohen të vetë-shkatërrohen pa kimikate toksike.

Daily Mail publikon lajmin ku shkruan se ky kod vetë-shkatërrues është i ngjashëm me informacionet e një softweri. Pra kodet janë të përmbyllura në udhëzimet e çdo qelize të cilat nëse bëhen aktive do të thotë se qelizat transformohen për shkak të një tumori. Sipas ekspertëve, i ashtuquajturi kodi i vetë-shkatërrimit ka në përmbajtje një proteinë të lashtë 800 mijë vjeçare, që ka për funksion të mbrojë organizmin nga prekja e kancerit. Tashmë që studiuesit kanë arritur të mësojnë e të depërtojnë përmes këtij kodi, mund të shmanget kurimi me kimioterapi.

Young woman in bed suffering from cancer. Thoughtful woman battling with tumor looking out of window. Young patient with blue headscarf recovery in hospital on bed.; Shutterstock ID 618721550; Purchase Order: -

Tomas Spies, i cili ka marrë pjesë në studim thotë se njohja e imtësishme e këtij kodi, sjell mundësinë e gjetjes së kurës anti-kancer, përmës së cilës do asgjësohen vetëm qelizat e infektuara.  Ende ka shumë për të zbuluar, por nëse kthehet në një kurë, do të thotë se efektet anësore do jenë shumë më të pakta sesa terapitë që ekzistojnë tani.

"Qëllimi im nuk është të krijoj një substancë toksike artificiale. Dua të ndjek atë mekanizëm që ka prodhuar natyra dhe ta shfrytëzoj në luftën ndaj kancerit', citohet  Tomas Spies nga Daily Mail/ Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Breakthrough? Researchers at Northwestern University found that our cells can kill themselves