• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    I ftohti nuk ka kaluar ende, temperaturat zbresin në -10 gradë


    Ndonëse u duk sikur ditët e ftohta kishin kaluar, dhe moti ishte zbutur paksa, temperaturat e ulëta rikthehen sërish. Pas reshjeve të shiut pasditen e sotme, të shtrira thuajse në gjithë territorin e vendit, (të shoqëruara me dëbore në zonat veri dhe verilindore) pritet një ulje e temperaturave.

    Sipas sinoptikanëve, termometri pritet të zbresë -10 gradë në zonat malore, ndërkohë që i ftohti do të ndihet edhe në zonat e ulëta.
    Reshjet e shiut të nisura mesditen e sotme, do të vijojnë edhe në orët e para të së martës.

    Pavarësisht ftohjes së motit gjatë dy-tre ditëve të ardhshme, sinoptikanët thonë se java e tretë e muajit shkurt do të sjellë përmirësim të motit, dhe rritje graduale të temperaturave, normale për stinën ku jemi. /Tiranapost.al/