Aktualitet

Ftesa e Metës/ Presidenti takon të martën krerët e partive jashtë parlamentare

Ftesa e Metës/ Presidenti takon të martën krerët e partive

Opozita i është përgjigjur ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike.

Top Channel njofton se të martën Presidenti do të presë në orën 09:00 krerët e partive jashtë parlamentare.

Një shkresë është dërguar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, më herët për të gjithë kryetarët e partive që braktisën Kuvendin, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi./Tiranapost.al

*Burimi Top Channel