• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Fshihej në Shqipëri terroristi rus, që luftoi me ISIS


    Arrestohet në Shqipëri terroristi rus, i cili ishte pjesë e ISIS. Sipas njoftimit zyrtar të policisë në pranga ka rënë R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.

    Ai ishte në kërkim pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

    Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas erdhi si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, në prill të 2015-s dha vendimin për arrestimin e tij.

    Në qershor të vitit 2013-s, ai u largua nga Rusia për në Siri, ku iu bashkua grupit terrorist “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri./ Tiranapost.al