Kronikë e zezë Te gjitha

Fshihej në Shqipëri: Si u kap nga policia vrasësi me pagesë polak


Një polak i dyshuar si vrasës me pagesë u ndalua në Kakavijë, ndërsa përpiqej që të kalonte në Greqi. Kapja e tij u bë pasi u konstatuan probleme me dokumentet e tij të identifikimit. Dyshohet se ai është vrasës me pagesë dhe ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.

Sipas raportimeve ky shtetas udhëtonte me një kartë identiteti greke të falsifikuar me emrin Dimitris K nga Athina. Por pas hulumtimit nga forcat policore u zbulua se ishte me nënshtetësi polake.

Dyshohet se ai mund të jetë autori i vrasjes së një 38-vjeçari me origjinë shqiptare në Athinë. Sipas policisë, viktima ishte Mihal Kapurani nga Korça./ Tiranapost.al