• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sport Të gjitha

    FSHF sqarohet për çështjen e emrit të Stadiumit dhe i dedikon një paragraf replikës me Braçen


    Federata Shqiptare e Futbollit në një reagim të fundit ka dhënë sqarime lidhur me emrin e ri të Stadiumit, marrë shkas nga debatet e hapura dhe opinionit publik të ditëve të fundit, por edhe një replikë me zv/kryeministrin Erion Braçe i cili veprimet e FSHF i quan tregti për të përvetësuar para. FSHF shprehet se vendimi për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është shpikje shqiptare, duke dhënë raste të stadiumeve të njohur nëpër botë, e ndërsa për Braçen, ndonëse pa e përmendur me emër, administratori i stadiumit, Bardhyl Minxhozi shprehet:

    “Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.”

    Më poshtë gjeni deklaratën e plotë: 

    Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.

    FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:
    Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA

    Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.

    Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.

    Bardhyl Minxhozi
    Administrator i stadiumit/ Linku origjinal me deklaratën këtu. Tiranapost.al. E.B

    Konflikti për emrin e stadiumit “Qemal Stafa”, Braçe: Keni parë ndonjë kompani vezësh, nafte, emër oligarku, në stadiumet e botës

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690