• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Fshehte 9 kg drogë në makinë, u ndalua rrugës për në Korçë


    Një 45-vjeçar nga Golemi nuk arriti të çonte deri në fund qëllimin për të transportuar 9 kg lënë të dyshuar kanabis sativa, pasi u arrestua nga Policia e Pogradecit.

    Sipas njoftimit të policisë, shtetasit B.B. iu ushtrua një kontroll në makinë në aksin rrugor Pogradec-Korçë, kur iu gjet lënda narkotike.

    45-vjeçari përfundoi në pranga, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./ Tiranapost.al