Aktualitet

Fshehën 3.4 milionë euro në Toyota Yaris/ Gjykata liron 6 të arrestuarit

Fshehën 3.4 milionë euro në Toyota Yaris/ Gjykata liron 6 të

Ndryshon masa e sigurisë për 6 personat e arrestuar lidhur me cështjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur mos kompetencën për dosjen “Toyota Yaris” dhe vendosi “Detyrim Paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin, si dhe për biznesmenin Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika.

Të gjashtë personat akuzohen për mosdeklarim të 3.4 milionë e 470 mijë euro në kufi, ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Në datë 24 qershor 2018, në Portin e Durrësit, paratë u sekuestruan të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/apeli-i-krimeve-te-renda-rikthen-ne-burg-biznesmenin-dhe-tre-te-pandehurit-e-tjere-per-3-4-milione-eurot-ne-toyota-yaris/

http://www.tiranapost.al/shtyhet-seanca-per-dosjen-e-miliona-eurove-ne-toyota-yaris-dy-kusherinjte-e-akuzuar-nuk-ishin-vene-ne-dijeni/