Aktualitet

Pse ky frut mund t’iu shpëtojë nga kanceri?

Doza të larta të vitaminës C mund të jetë sipas shkencëtarëve një mënyrë potencialisht efektive për trajtimin dhe parandalimin e kancerit. Pacientët që vuajnë nga kanceri duhet të jo vetëm të hanë ushqime të cilat përmbajnë vitaminë C më së shumti portokalli dhe speci, por edhe të marrin injeksione.

Këtë përfundim kanë nxjerrë një kërkim sipas të cilit vitamina C dobëson veprimtarinë e qelizave kanceroze duke i bërë ato me të brishta ndaj trajtimit me radiacion dhe kimioterapi.

Edhe pse provat flasin për të kundërtën besohet se efektet anësore të sasive të larta të vitaminës C në organizëm mund të evitohen nga vizita të vazhdueshme në tualet. Kjo vitaminë për më shumë se 40 vjet është konsideruar si një kurë potenciale për kancerin, për shkak se rrit imunitetin e organizmit.

Kërkimet e mëparshme shkencore kanë treguar se edhe kanceri i trurit shfaq tërheqje në rast se injektohet vitaminë C tre herë në javë. Ky studim i publikuar në revistën tematike “Cancer Cell” në SHBA, jep shpresë për kurimin e sëmundjes së shekullit që po kërcënon, gjithnjë dhe më shumë njerëz.