• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Situatë alarmante me fruthin, mjeke Vjollca: Prindërit nuk sjellin fëmijët


    Situata me fruthin në vend është alarmante, pasi u shënua viktima e parë një foshnjë e ndërkohë që ISHP flet për 30 raste fëmijësh që kanë rezultuar pozitiv, pra të prekur nga virusi, të moshës 2 vjeç. Pavarësisht apelit nga ISHP, ka prindër që nuk i dërgojnë fëmijët të vaksinohen, madje as ata që kanë lindur në vitet 80-90, të cilët duhet të bëjnë vaksinën sërish. Në një intervistë për Report TV, mjeke Vjollca Pallaveshi ka shprehur shqetësimet, duke thënë se ka prindër që për arsye të ndryshme, neglizhojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve.

    ‘Kemi edhe nga ata që nuk kanë pranuar të vaksinohen në kohën e fushatës, dhe vazhdojnë akoma të vijnë dhe të vaksinohen. Frika e kohëve të fundit është se duke qenë që kemi raste me fruth, kanë frikë se këto raste janë edhe pranë konsultorit dhe nuk i sjellin fëmijët’.

    Po pse nuk i sjellin? Janë të shumta arsyet që shtyjnë prindërit për të mos e bërë këtë vaksinë, si efektet e përfolura anësore. Edhe gjatë vëzhgimit të bërë nga Report Tv, një prej nënave pohon se e ka shtyrë vaksinën e fëmijës, pas prekjes nga virozat e stinës.

    “E kam pasur pa qejf dhe faktikisht kur bëhet vaksina e fruthit, duhet që fëmija të jëtë në gjendje të mirë shëndetësore”, citohet një nga nënat, por mjeke Vjollca thotë se nuk ka asnjë efekt, përkundrazi:

    “Por prekja nga virozat sipas mjekjes Vjollca Pallaveshi nuk duhet të jenë shkak për shtyrjen e vaksinimit, pasi nuk ndikojnë, por përkundrazi rrisin propabilitetin për tu prekur edhe nga fruthi. Një virozë e lehtë, që nuk ka temperaturë të lartë, fëmija nuk ka komplikacione të patologjive të rrugëve të frymëmarrjes, atëherë nuk ka asnjë lloj komplikacioni për të aplikuar vaksinën”./ Tiranapost.al.

    Situata me fruthin alarmante. ISHP: Numri në rritje, vaksinoni fëmijët, edhe ata që kanë lindur në vitet 80-90

    Fruthi/ ISHP këshillon prindërit: Transmetohet shumë lehtë, jemi në sezon gripi