Shëndeti

Fruthi/ ISHP këshillon prindërit: Transmetohet shumë lehtë, jemi në sezon gripi

Fruthi/ ISHP këshillon prindërit: Transmetohet shumë lehtë,

Fruthi mund të ketë pasoja fatale për jetën, ndaj nuk duhet neglizhuar. Këto ditë në spitale janë paraqitur një numër i konsiderueshëm fëmijësh të prekur nga fruthi, ndaj në një dalje për mediat, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini dha një këshillë për të gjithë prindërit.

"Aktualisht nuk ka raste të rënda fruthi në vendin tonë. Moshat më të rrezikuara janë ato nën 2 vjeç. Komplikacionet nga kjo sëmundje virale janë vdekjeprurëse. Prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë menjëherë. Transmetimi viral i kësaj sëmundje është mjaft i lartë. Nuk duhet të harrojmë se jemi në sezonin e gripit", u shpreh Tomini. 

Ditën e djeshme një foshnje katër muajshe humbi jetën në QSUT, pasi ishte prekur nga fruthi. Sipas protokollit mjekësor, vaksinat e fruthit bëhen mbi moshën një vjeç./Tiranapost.al