Receta e ditës Te gjitha

Frozen yogurt me çokollatë shija e verës 2017, ja si ta përgatisni


Bëhet produkti më i dashur gjatë ditëve me temperatura të larta. Por nuk janë të pakët ata që e kërkojnë edhe në dimër. Receta më e lehtë në botë për kos të ngrirë me shije çokollate.

Përbërës • 1 kg kos 2% yndyrna

  • 1 kuti qumësht i kondensuar
  • 100gr çokollatë e zezë e grirë

Përgatitja: Shkrijmë çokollatën në ‘ben mari’ dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës. Rrahim në mikser qumështin e kondesuar me kosin me shpejtësi, derisa të bëhet një masë e shkrifët dhe pak kremoide nga kosi. Kujdes, nuk e rrahim shumë masën e kosit dhe të qumështit, por aq sa të bëhet një masë homogjene.

Hedhim çokollatën në mikser dhe e përziejmë deri sa të behet sërish një masë homogjene. Vendosim përzierjen në frigorifer, për 2 ose 3 orë, derisa të ftohet mirë. Përzierjen e kalojmë sërish në mikser me xhiro të ngadalta dhe e përziejmë derisa masa të mpikset mirë dhe e vendosim më pas sërish në frigorifer në ngrirje.

Frozen yogurt me çokollatë është gati. Shijoheni! K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *