• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Frontex në Shqipëri, Rama: Pa miqësinë e sinqertë të Avramopoulos zor se do realizohej


    Kryeministri Rama mban fjalën në ceremoninë e nisjes së misionit të Frontex për menaxhimin e kufijve në Shqipëri. Rama falenderoi në mënyrë veçantë komisionerin Dimitris Avramopoulos, i cili siç thotë Rama, ‘ka treguar me vepra jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht po ndaj shqiptarëve’.

    Rama njoftoi që Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 dhe 26.5% më shumë këtë vit janar-prill krahasuar me një vit më parë.

    ‘Është një kënaqësi e dyfishtë për mua që jam sot këtu, së pari për arsyen pse të gjithë jemi sot këtu, një arsye e qenësishme për tu ndjerë vërtet krenar që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën dhe arsyeja tjetër është personale, për faktin se jam këtu sot me një mik tanimë shumë të vjetër koha bën të vetën, që në disa role ka treguar me vepra jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht po ndaj shqiptarëve, komisioneri Avramopoulos pa të cilin pa diskutim edhe ky projekt i rëndësishëm që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar e jo më realizuar. Kështu që me vetëdijen e të qenit në një konflikt të hapur interesi për shkak të marrëdhënies personale që kemi do doja ta falënderoja me gjithë zemër komisionarin për praninë e tij dhe mbi të gjitha për dedikimin tij ndaj një fushe ku kur e mori detyrën mua mu duk sikur e kishin lënë pjesën më të minuar të gjithë zonës së interesave dhe të sfidave të komisioni Europian, ku pa asnjë diskutim sot mund të thuhet me plot gojën se është bërë një progres i madh. Prania juaj në Tiranë në këtë moment të rëndësishëm në fillim të zbatimit të marrëveshjes për patrullimin e kufijve shqiptarë nga Frontexi është domethënëse si tregues iu vëmendjes dhe mbështetjes së BE ndaj Shqipërisë, në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat i BE me ambicie për të qenë nesër anëtar të BE, por është i rëndësishëm edhe për faktin se edhe falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje ti tregojmë të gjithë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të pakundërshtueshme mbi shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm në një vend tërësisht të besueshëm.’/ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Komisioneri i BE për Emigrimin, Avramopoulos

    ERTV Live😊: Pallati i Kongreseve – Ceremonia e nisjes së operacionit të misionit FRONTEX në Shqipëri, si i pari vend në rajon që nënshkruan me BE marrëveshje të këtij formati 🇦🇱🤝🇪🇺

    Publiée par Edi Rama sur Mardi 21 mai 2019