• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    FRONTEX në aksion, kapen 5 klandestinë në Kakavijë, mes tyre një grua


    Pesë klandestinë, mes tyre një grua, janë ndaluar nga forcat e Frontex dhe policia kufitare në kufirin e gjelbër në Kapshticë. Po kështu është arrestuar edhe një 20-vjeçar me iniciale A.Q, pasi po ndihmonte klandestinët të kalonin kufirin.

    “Në Gjirokastër, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Q., 20 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit”, njofton policia.

    Pak ditë më parë u prezantua operacioni Frontex, që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE. /Tiranapost.al/