• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Frontex-in në Shqipëri, qeveria gjermane e vlerëson si një mision të suksesshëm


    Qeveria gjermane e quan një sukses vendosjen e Agjencisë së Mbrojtjes Kufitare dhe Rojes Bregdetare të BE, ‘Frontex’ në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë. Operacioni me 66 roje kufitare nga 12 vende anëtare të BE u lancua vetëm dy muaj më parë, duke e bërë herën e parë që Frontex vendoset me mision në një vend që nuk ndodhet ende në BE, si Shqipëria.

    Sipas faqes InfoMigrants, qeveria gjermane e ka quajtur misionin një sukses, që kontribuon në mbështetjen e autoriteteve shqiptare me detyrat e policisë kufitare dhe operacionet e kthimit të emigrantëve.

    Operacioni ka kontribuar gjithashtu në afrimin e autoriteteve shqiptare me standardet cilësore të Bashkimit Evropian në këtë fushë, citohet të ketë deklaruar qeveria gjermane. Aktualisht, 66 roje kufitare nga 12 shtete anëtare të BE-së po punojnë në kufirin shqiptaro-grek. Mes tyre janë 11 policë nga forcat policore federale të Gjermanisë.

    Forcat e Frontex ndihmojnë Shqipërinë të monitorojë kufirin e gjelbër me Greqinë dhe të parandalojë krimin ndërkufitar. Për këtë qëllim, rojet kufitare Frontex janë të pranishme në pesë vendkalime kufitare.

    Lajmin e plotë e shihni duke klikuar këtu. / Për Tiranapost.al. E.B

    Migrant routes through the Balkans to Germany Credit DW