• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Frikë nga regjistrimi si të pavarur në zgjedhje? Porosia e Bashës për kryetarët e Bashkive të opozitës


    Basha ka zhvilluar sot një takim me të gjithë të zgjedhurit lokal të PD në krye të bashkive të opozitës. Sipas njoftimit zyrtar nga PD ky takim pati si kryefjalë aksionin opozitar, si dhe përgatitjet për vijiminm e protestave. Por nga ana tjetër burime për javanews.al  tregojnë se në këtë takim u është bërë e qartë kryetarëve të bashkive të opozitës se nuk duhet të rikandidojnë nëse PDfutet në zgjedhjet lokale që do mbahen më 30 qershor.

    Disa kryetarë bashkish nga Opozita, po shohin opsionin për të rikandiduar qoftë dhe si kandidat të pavarur, apo dhe në siglën e ndonjë partie tjetër, në kushtet kur PD- LSI janë në prag të bojkotit të zgjedhjeve lokale, pavarësisht kërkesave të SHBA- BE për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Eshtë pikërisht ky vullnet ende formal dhe i pa zyrtarizuar i disa krerëve të bashkive aktuale të opozitës për të hyrë në zgjedhjeve pavarësisht qëndrimeve të PD- LSI, që ka detyruar edhe kreun e PD që t’i thërrasë në selinë blu duke u bërë të qartë kushtet e PD dhe vendimet e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, për hyrjen në zgjedhje. E gjithë kjo situatë ka sjell shumë konfuzitet brenda kampit opozitarë ku nga njëra anë është qëndrimi i Perëndimit për pjesëmarrje në zgjedhje, dhe nga ana tjetër vendimi i krerërve të opozitës për t’i bojkotuar zgjedhjet.

    KQZ sqaron se afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më datë 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më datë 1 maj. Regjistrimi bëhet si gjithmonë pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore”, deklaroi KQZm, e cila 2 ditë më parë shty afatin e regjistrimit duke futur si argumentat ditën e festës së pashkëve.

    Nga ana tjetër partitë politike duhet të depozitojnë në KQZ edhe kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillat jo më vonë se data 13 maj. “Sipas Kodit, depozitimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe kandidatëve për kryetar bashkie duhet të bëhet jo më vonë se data 13 maj. Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 31 maj. /javanews.al/ Tiranapost.al.