Aktualitet

Frikë në hotelin e VIP-ave, dyshohet për një rast me koronavirus

Frikë në hotelin e VIP-ave, dyshohet për një rast me

Në një hotel në Australi ku qëndrojnë të famshmit ka nisur dyshimi se mund të ketë një rast të prekur nga koronavirus. Specialistët e mjekësisë të veshur maskuar dhe të veshur me masat mbrojtëse janë dalluar të hyjnë në hotelin e njohur “Gold Coast” ditën e sotme, pasi u raportua se një prej klientëve kishte simptomat e virusit vdekjeprurës.

Sipas një zëdhënësi, pacienti u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme. Mediat e huaja shkruajnë se, klienti kishte mbërritur në hotel nga Kina, ndërsa policia ishte e pranishme për të ndihmuar në kontrollin e turmës dhe për të krijuar një zonë karantine nëse do të ishte e nevojshme.

Specialistët u fotografuan duke shoqëruar një burrë për në hyrjen e pasme të ambulancës.

Hoteli me 4.5 yje është i preferuar për personat publikë, ndërsa një natë në të kushton rreth 911 dollarë.

Në Australi janë 4 raste të konfirmuar me koronavirus, ndërsa në Kinë kanë humbur jetën 106 persona./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/shkon-ne-106-numri-i-viktimave-nga-koronavirusi-sa-kohe-duhet-per-te-nxjerre-vaksinen/