BotëEkonomiTe gjitha

Frika nga lufta tregtare e Trump, krijon kaos në Wall Street


Rënie me 100 njësi për Dow u shënua ditën e djeshme, pasi investitorët kanë frikën e një lufte të mundshme tregtare, pas vendosjes së taksave në importin e çelikut dhe aluminit në Amerikë nga administrata Trump.

Treguesi i 30 aksioneve me kapitalet më të mëdha ra me 156 njësi me Boeing, Caterpillar dhe United Technologies shënon rënie respektivisht me 2,92%, 2,37% dhe 1,92%. Ndërkohë që Dow shënoi ngritje me 100 njësi me aksionet e Apple dhe të Goldman Sachs, që shënuan edhe rekord.

Rritet shqetësimi që një gabim në politikën e tregtisë do të mund të ishte aq i madh, sa edhe një gabim në politikën monetare” tha Art Hogan nga B. Riley FBR.

“Në fund të ditës ajo që ka rëndësi janë fitimet e kompanive”, deklaroi Greg Powell, CEO i kompanisë Fi-Plan Partners. “Fitimi e drejton tregun” shtoi ai, si dhe theksoi se investitorët duhet të presin ndryshueshmëri, edhe pse ai personalisht shikon se më shumë fitime do të vijnë.

Kujtojmë se pas uljes së taksave nga Trump, bursa amerikane shënoi shifra rekord rritjeje dhe investimesh, optimizëm ky që ka rënë ndjeshmë për shkak të pasigurisë që krijon një luftë e mundshme tregtare mes SHBA-BE dhe Kinës.

K.H/ tiranapost.al