Aktualitet

Frika dhe dyshimi i Francës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë të gabuara

Frika dhe dyshimi i Francës për fillimin e negociatave me

Nuk ka asnjë arsye pse Franca të kundërshtojë hapjen e negociatave të pranimit me Tiranën dhe Shkupin, pasi procesi nuk do të përfundojë shumë shpejt, dhe dihet se pranimi i bisedimeve nuk do të thotë se dy vendet futen automatikisht në BE dhe sigurisht që kjo hapësirë kohore deri në anëtarësim i shërben BE-së të reformohet vetë, siç kërkon Emmanuel Macron.

Kështu shprehet për European Western Balkans, Zoran Nechev, studiues në Institutin për Demokracinë dhe shoqërinë civile nga Shkupi.

Image result for Zoran Nechev

Nachev i cili është gjithashtu anëtar i grupit të këshillimit të politikave të Ballkanit në Europë ( BoEPAG) kujton përmes një statusi në Twitter se Traktati i Lisbonës ishte përgatitur në kohën kur BE do zgjerohej dhe do pranonte Bullgarinë dhe Rumaninë.

Presidenti francez Macron thotë shpesh që BE së pari duhet të reformohet vetë dhe të rrisë bashkëpunimin me vendet anëtare dhe pas të pranojë vende të reja nga Ballkani Perëndimor.

Por Nechev thekson se sipas ritmit aktual siç po ndodh me Serbinë dhe Malin e Zi, procesi i bisedimeve mund të zgjasë ndoshta një dekadë, pra kohë e mjaftueshme që BE të reformohet.

Studiuesi thotë se frika e perceptuar nga Franca se dy vendt mund të ndalojnë me reformat nëse çelen negociatat, mund të jetë e pavend pasi BE ka një klauzolë dhe proces monitorimi dhe për këtë shërbejnë kapitujt dhe kushtet që duhet të plotësohen.  Kjo klauzolë shërben më së miri për BE-në që të zgjatojë periudhën e pranimit në BE, nesë vendet nuk vazhdojnë me reformat për sundimin e ligjit dhe nuk zbatohen ashtu siç kërkohet.

“Rregullat e lojës janë përcaktuar. Kur kriteret plotësohen nga vendet, sipas Komisionit Europian dhe vendeve anëtarë të BE-së, Këshilli Europian duhet ti njohë këto arritje. Përndryshe i gjithë ky proces nuk vlejti”./ European Western Balkans/ Tiranapost.al. E.B