Showbiz

Frigoriferi i Kim Kardashian fut në debat komentuesit

Frigoriferi i Kim Kardashian fut në debat komentuesit

Kim Kardashian postoi një foto pranë frigoriferit të saj, me derën e tij të hapur nga ku dukeshin vetëm disa kuti qumështi dhe shishe uji. Komentuesit nisën debatin duke pyetur se çfarë hante ajo e ç`u jepte fëmijëve për të ngrënë.

“A ha ajër?”, “Me çfarë i ushqen fëmijët vallë?”, ishin vetëm disa nga komentet e shqetësuara në rrjet e që më pas u bënë edhe lajm. Kim zgjodhi t`i publikonte dhe pastaj me telefon në dorë të bënte një guidë nëpër gjithë kuzhinën që ishte si nga ato të restoranteve dhe më e bukura ishte se frigoriferi i famshëm me qumësht e ujë ishte vetëm për pijet e ndodhej në një korridor para kuzhinës. Brenda saj kishte kushedi sa të tjerë me perime: sallatë, qepë, karrota, presh e gjithçka jeshile, pastaj kishte frigorifer ngrirjeje e një tjetër sërish me qumësht.

Kim ndau edhe njëherë foton e parë që nxiti gjithë debatin dhe në fund pjatën e darkës së saj vegjetariane.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

Dokumenta bashkëngjitur