Aktualitet

Fred Lela boton libër për Berishën

“Berisha më ka magjepsur si personazh politik gjithmonë dhe vendosa të bëhesha 'shkencëtar' dhe të bëja një studim komunikimi”.

Sot gazetari Alfred Lela ka promovuar një libër që i dedikohet ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Ut Heri Dicebamus", në latinisht titullohet libri, që në shqip do të thotë 'Siç thoshim dje'.

“Berisha më ka magjepsur si personazh politik gjithmonë dhe vendosa të bëhesha 'shkencëtar' dhe të bëja një studim komunikimi”, u shpreh Lela gjatë fjalës së tij në promovim.

Në promovimin e librit mungoi Berisha, por siç na tha Erla Mëhilli, zëdhënësja e tij, ai e ka librin në dorë dhe po e lexon.

Në këtë promovim mungoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha./ Copyright Tiranapost.al