Aktualitet Botë Te gjitha

Franca nën ujë, stuhi të forta e shi i rrëmbyer


Përmbytje të mëdha në jug të Francës si pasojë e stuhisë së fortë e shirave të rrëmbyer. Më shumë se 1,600 njerëz janë evakuuar.

Ndërkohë që zonat më problematike janë Gard, Ardèche dhe Drôme. Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë si dhe 4 helikopterë janë përfshirë ne misione evakuimi.

Këto përmbytje erdhën pas temperaturave shumë të larta që përfshin jugun e Francës.

Dendësia e reshjeve në disa zona ra deri në 10 centimetra, në më pak se 3 orë.

Ky pos u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet medieve ndërkombëtare. Copyright Tiranapost.al.