• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Franca kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Burimi diplomatik pa emër tregon kushtet


    Mundësia që liberalizimi i vizave t’i vijë Kosovës dhuratë për festat e fundvitit nuk ekziston. Sipas një burimi diplomatik në Francë për “Gazetën Express”, kjo dhuratë do t’u jepet pasi shteti i Kosovës të përmbushë dy kushtet.

    “Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë burimi diplomatik, të cilit media kosovare nuk i zbulon identitetin.

    Sipas këtij burimi, përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera anëtare që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, ndërsa shton se, Parisi do të përcjellë me vëmendje progresin e Kosovës./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post