Kosova

Franca; Hiq taksën, Gjermania thirrje për liberalizim vizash. Haradinaj përgjigjet për dy çështjet e nxehta

Franca; Hiq taksën, Gjermania thirrje për liberalizim vizash.

Kryeministri Haradinaj i Kosovës ndodhet në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve, me thirrjen që të heqë taksën ndaj mallrave serve, pasi kështu mund të zhbllokohet procesi i dialogut e të vijohet me tej me marrëveshjen me Serbinë dhe afrimin e tyre me Europën.  Ambasadori i Francës në Prishtinë përmes një përgjigje të dhënë për gazetën Zëri, shprehet se taksa 100% e vendosur para më shumë se tre muajsh ndaj produkteve serbe, duhet të pezullohet ose të hiqet fare.

Por kryeministri Haradinaj është përgjigjur duke thënë se taksa nuk hiqet pa pasur paraprakisht një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia.  Zyrtarë të Ambasadës së Francës në Kosovë shprehen se qëndrimi i tyre rreth kësaj çështjeje është më se i qartë, që masa ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake duhet të pezullohet ose të hiqet.

E ndërkohë që ministri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas në një intervistë për Stuttgarder Nachrichten ka treguar mbështetje për Kosovën që vizat të hiqen për qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se mbështetja e Gjermanisë është vendimtare. Por duket se procesi i liberalizimit të vizave do të vonojë, pas rezistencës ndaj presioneve të Jashtme për taksën. /Tiranapost.al E.B

Image result for Heiko Maas