• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Franca e njeh Serbinë si “partnerin e parë në rajon”, Macron e viziton më 15 dhe 16 korrik


    Ndonëse Franca mbetet kritike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për Serbinë shfaq një qendrim krejt ndryshe. Këtë e tregon edhe deklarata e ambasadorit francez në Serbi, Frederic Mondoloni, i cili tha se vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi më 15 dhe 16 korrik, është shenjë e interesimit të Parisit për Serbinë si “partner i parë në rajon”.

    Kjo vizitë, sipas tij, shpreh edhe interesimin e shtetit francez për Ballkanin Perëndimor.

    “Kjo tregon një interes të ri të Francës për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe dëshirën që marrëdhënies dypalëshe me Serbinë – sigurisht partnerin tonë të parë në rajon – t’i japim një shtysë të re”, tha ai.

    Ambasadori njoftoi hapjen e një zyre rajonale të Francës në Beograd, për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve “evropiane” dhe për të siguruar “tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm”. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]