• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Franca dhe Belgjika sjellin 38 shqiptarë, 135 të tjerë kthehen vullnetarisht: Zero shanse për Azil


    Dje në Rinas u riatdhesuan 173 shqiptarë, të cilët po qëndronin në Francë dhe në zonën e Schengen jashtë ligjit. Bashkëpunimi mes Frontex dhe Zyrës Franceze për Ermigracionin bënë të mundur kthimin e tyre, përmes dy operacioneve.

    Në operacionin e parë u kthyen 38, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca, ndërsa në të dytin që nisi nga Lyoni i Francës u kthyen vullnetarisht 135 shqiptarë.

    Policia e Shtetit bën apel dhe sqaron shqiptarët që udhëtojnë në zonën Schengen të mos tentojnë për të aplikuar për vizë në Europë dhe të mos paguajnë persona që premtojnë azilin por ndërkohë mashtrojnë, pasi Shqipëria futet në listën e vendeve të sigurta dhe siç deklaron policia, shanset për të marrë azil janë zero.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post