Aktualitet

Fotot/ Policët bashkiakë ndihmojnë studenten tek Sheshi "Shqiponja"

Efektivët e Policisë Bashkiake kanë ndihmuar një studente e cila ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Gjate kontrollit rutinë, në Sheshin "Shqiponja" pranë terminalit ku nisen autobusët e jugut, policët kanë parë një vajzë të ulur në tokë. Menjëherë ata kanë dhënë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.

Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo./ Copyright Tiranapost.al