YouPost

Fotolajm/ Faleminderit Lali Eri, faleminderit Julinda Dhame!

Bledi Mane/Fiks para nje jave, nje videolajm shkaktoi shume peshtjellime ne rrjetet sociale. Nje vajze kokekuqe me emrin Julinda kishte ditelindjen dhe ne festen e saj pat ftuar disa miq. Kercenin dhe defreheshin jo mbi tavolina por me kembe ne toke. Personazhet ne ate video ishin edhe bukuroshja Valbona Selimllari dhe Erjon Veliaj. Kaq mjaftoi dhe u sulen me potere gazetare dhe manjake rrjetesh sociale me pyetjen idiote:

-Si mund te kercejne keta qe i kemi votuar e na qeverisin?

Sipas logjikes cinike folkloriste pushtetaret apo opozitaret nuk kane te drejte as te kercejne, as te defrehen, as te ushqehen, as te dhjesin, as te gezojne. Ata duhet te mendojne per hallet e popullit edhe kur shurrojne!!!

Sot Tirana u gdhi e bukur, me diell, me nje energji dhe rritem qe sfidonte dembelizmin e vjeshtes. Mijera njerez lokale e nderkombetare vrapuan në më të madhen maratone qe ka njohur ky vend. Tirana sot nuk kishte as vjedhje, as vrasje, as zhurme dhe dioksid karboni automjetesh. Nje tjeter pune e bukur iu shtua mozaikut shumengjyresh te kryeqytetit. Drejtoria e kultures dhe sporteve ne bashkine me te madhe te vendit e drejtuar nga kokekuqja e ditelindjes Julinda Dhame, kishte organizuar nje maratone perfekte ne cdo detaj.

Tirana sot nuk ndjeu tollovine e borrive te makinave por perjetoi rahjet e zemrave te vrapuesve te cdo krahine apo kombesie.

Ndaj jepini bashkise dhe stafit te saj punetor hakun e merituar e mos u trishtoni kur shihni cdo dite ne televizor Lali Erin. Me mire vrasje si ato te Lushnjes rrugeve apo me mire rruge te rregulluara ku nuk vrapojne kriminele por shqiptare te bukur?

Sot njerezit vraponin rrugeve me rritmin e kryeqytetit drejt lumturise, nuk vraponin si skutha per t'iu shmangur policise!/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]