Aktualitet

Foto/ Kritikë për shoqërinë e konsumit. Ndërtohet ariu gjigand prej mbeturinash

Foto/ Kritikë për shoqërinë e konsumit. Ndërtohet ariu

Një ari është krijuar nga një artist i cili  punimet e tij i shfaq në rrugë. Bëhet fjalë për Artur Bordalo II i cili ka vendosur të hapë ekspozitën e tij të parë mjaft të veçantë.

Bordalo ka ndërtuar në fasadën e teatrit Colosseo në Torino të Italisë një ari i cili është i ndërtuar plotësisht nga mbeturina dhe materiale të ricklueshmme për ti dhenë dorë dhe jetë krijesave të tij.

Sipas artistit kjo metodë e cila rrallëherë është parë të përdoret është një kritikë e shoqërisë së konsumit për mungesën e respektit ndaj mjedisit.

Sipas tij, punimet prej mbeturinave dhe mbetjeve të riciklueshme përshkruajnë natyrën përsëri nga materialet që janë përgjegjëse për shkatërrimin e saj.

15554704_10210383386596208_297145841_n172803456-c06682fc-ba1a-4973-adbb-b841b6c7ae0a