Aktualitet Politikë Te gjitha

Foto/Jelekët portokalli janë të punëtorëve, jo të politikajve, as të llafamanëve…


Esencë editori/Në rubrikën e tij “Shqipëria në punë”, Erjon Braçe ka postuar foto me punëtorë duke ndërtuar kanale vaditëse dhe përmes kësaj foto i kthen përgjigje protestuesve të Unazës që dolën të veshur me jelekë portokalli, duke kopjuar protestuesit në Francë. Por Braçe mendon ndryshe, ai thotë se jelekët portokalli janë të punëtorëve. Lexoni çfarë shkruan:

“#JELEKETPORTOKALLI JANE TE #PUNETOREVE!
#JELEKETPORTOKALLI nuk jane as te #Politikajve, as te #Llafamaneve.

Shihini,
jane punetoret qe po ndertojne dy vepra vaditese ne jugperendim e perendim te #Divjakes, V2 qe con uje ne Karavasta e Kryekuq-Zharnec, V1 qe con uje nga Mertishi ne Libofshe.

Jane banore te zones, njerez te mire e punetore te zote qe po bejne gjithcka;
Po shfrytezojne kohen e mire e po betonojne kilometra te tera te veprave vaditese.

Degjojne edhe bujqit,
ka arsye, te reflektojne gjate zbatimit edhe zgjidhje te tjera ne sherbim te komuniteteve qe punojne ne bujqesi aty.
Mos i ngaterroni rrobat e ngjyrat e punes me politiken banale te dites!”, shkruan Braçe në Instagram.