• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Të gjitha

    Fotoja që nuk lë më vend për dyshime


    A e ka kopjuar Melania Trump ish-Zonjën e Parë të viteve ’60, Jackie Kennedy? Një foto flet shumë

    Që Melania Trump kishte bërë zgjedhjen e duhur me fustanin bojëqiell pastel, ditën e inaugurimit të Presidentit Tump, kjo u pa qartë, që në momentin që këmba e saj pa çorape doli nga makina. A kishte ajo veshje ngjashmëri me veshjen që Jackie Kennedy veshi 56 vjet më parë për po të njëjtin rast? Stili ishte i ngjashëm, dorezat identike. A mund të ketë qenë një rastësi? Po të kemi parasysh këtë veshje të Jackey-t, po. Edhe mund të ishte rastësi.

    Por po të kemi parasysh një tjetër veshje të Zonjës së Parë më me klas të SHBA-së, atëherë nuk ka më vend për asnjë grimë dyshimi. Melania Trump jo vetëm është frymëzuar, por ka kopjuar pikë e presje një veshje të Jackie-t. Sipas atyre që thuhen, arsyeja ka qenë shmangia e paragjykimeve që mund t’i bëheshin figurës së saj, po të kemi parasysh se Zonja e Parë e re e Amerikës ka qenë në qendër të polemikave për të shkuarën e saj. Ndaj edhe ajo nuk ka eksperimentuar. Ka ecur në shina të shtruara më parë nga një zonjë tjetër, që është shquar për shije e klas.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]