• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Fotoja e sikletshme, Buffon fillon betejën ligjore ndaj revistës italiane


    Një foto e sikletshme ka irrituar portierin e Juventusin Gianluigi Buffon dhe të dashurën e tij Ilaria D’Amico. Fotoja e publikuar në revistën “Chi” aludonte për një moment erotik mes të dyve në një jaht, por siç ka shpjeguar avokati i Buffon në atë situatë D’Amico ishte duke qeshur dhe është mbështetur te partneri i saj.

    Çifti ka nisur një procedurë ligjore ndaj revistës “Chi” dhe kërkon një dëmshpërblim për aluzione erotike. Avokati i tyre ka shpjeguar për mediat se:

    “Ilaria d’Amico dhe Gianluigi Buffon më kanë dhënë mandatin për të denoncuar dëmtimin serioz të imazhit, pësuar si rezultat i publikimit në faqen web të kësaj reviste të fotografive, të cilat kanë shqetësuar përmes komenteve seriozisht klientët e mi. Përzgjedhja e fotografive të publikuara, shoqëruar nga tituj jashtëzakonisht shpifës, vënë në dukje klientët e mi, veçanërisht Ilaria D’Amico, janë degraduese dhe përmbajnë aluzione rreth përmbajtjes reale të supozuar në to. Në fakt, znj. Ilaria D’Amico ishte e kufizuar, duke qeshur, kur ka mbështetur kokën në këmbët e para të shokut të saj, por mënyra qëllimisht e paqartë në të cilën është publikuar fotoja dhe titujt elokuente denigrues kanë zgjuar konotacionin epshor të lexuesit përmes gjestit të pasionuar të pretenduar.”

    Sido që të shkojë çështja, lajmi u hoq nga versioni online i revistës dhe nga shumë portale të tjera italiane./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690